Kjo është mosha e tre pacientëve që vdiqën nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e tre pacientëve që vdiqën nga koronavirusi në Kosovë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:13
Ilustrim

Edhe tri viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur sot me anë të një njoftimi për media nga QKUK.

Një paciente H.B, 62 vjeç nga Prizreni ka ndërruar jetë dje në Klinikën Infektive.

Një pacient, A.M, 59 vjeç nga Rahoveci ka ndërruar jetë sot  në orët e para të mëngjesit.

Të dy të lartëpërmendurit, përveç COVID-19 kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërkaq, sot në orën 10:30 ka ndërruar jetë 61 vjeçari nga Prizreni, H.K, në Klinikën Intensive të Qendrës së Mjekësisë Sportive, i cili ishte transferuar nga Klinika e Pulmologjisë.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 44 viktima nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat