Meta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Serbia e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK-së

Aktuale

Meta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Serbia e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK-së

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:59
Ilir Meta

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Meta shprehu bindjen se “kjo sfidë” do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri nga Thaçi dhe Veseli, duke shtuar se megjithatë nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Kosovës ka aktakuza.

Sipas Presidentit, Serbia, “pala që shkaktoi luftën e dhunën” e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK dhe dëmtimin e Kosovës.

“Zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, edhe nga presidenti i Kosovës, që ka qenë udhëheqësi kryesor i UÇK por edhe nga Veseli e mbi të gjithë duke vlerësuar se nuk është sfidë e tyre në planin individual apo institucional, do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga gjithë klasa politike në Kosovë.

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve kemi aktakuza, pala që shkaktoi luftën e dhunë, gjenocidin e që ishte edhe përgjegjëse për krijimin e UÇK si e vetmja rrugë për të fituar lirinë e dinjitetit njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës pavarësia e të cilit është njohur  prej shumë kohësh por edhe njëkohësisht ka treguar që është faktor stabiliteti për rajonin, shpreh solidaritetin tim edhe si president i republikës por edhe si mik e shok, për ta dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet e përgjegjësi duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇ por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar e provokative që tenton të mbajë peng rajonit e të minojë integrimin euroatlantik”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat