Ish-eprori i UÇK-së me akuza për Thaçin: Miqtë ndërkombëtar e kanë vendosur me t’i hangar milionat...

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së me akuza për Thaçin: Miqtë ndërkombëtar e kanë vendosur me t’i hangar milionat...

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:36
Hashim Thaçi

Reagime të shumta pro dhe kundra ka pasur për presidentin e Kosovës dhe kreun e PDK-së që nga ngritja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ku akuzohen për vrasjen e rreth 100 personave.

Në këtë aktakuzë presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, përveç tjerash akuzohen edhe për vrasjet politike në Kosovë.

E në një reagim të bërë sot nga ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, miqtë ndërkombëtarë kanë vendosur me ia hëngër milionat presidentit Hashim Thaçi.

E kanë vendos miqtë ndërkombëtarë të Brukselit e Uashingtonit me ia hangër multi-milionat Hashim Thaçit, qata milionat çka ia ka vjedh ky popullit dhe shtetit të vet vendit me të varfër në Evropë.!”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat