​Ministri Zemaj dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Aktuale

​Ministri Zemaj dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:12
​Ministri Zemaj dhe komandanti i KFOR-it

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot pasdite komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Michele Risi.

Në këtë takim, ministri Zemaj e informoi komandantin e KFOR-it me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19.

Në këtë aspekt, ministri ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komunitetevenë Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

“Ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat