Haradinaj-Stublla kërkon nga Ambasadorja Britanike në NATO ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike

Aktuale

Haradinaj-Stublla kërkon nga Ambasadorja Britanike në NATO ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:38
Pamje nga takimi

Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë. Kështu tha të premten në Bruksel, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin që kishte me Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Sarah MacIntosh.

Në këtë takim të përzemërt, u diskutua për rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Kosovë, nga misioni i çlirimit, rindërtimit, pavarësisë, dhe tani kur edhe Forca e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës janë rreshtuar krahas aleatëve si kontribues të sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

Ministrja Haradinaj-Stublla e njoftoi Ambasadoren MacIntosh edhe për përpjekjet, tani të intensifikuara të Republikës së Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike, duke kërkuar inicimin e dialogut politik, që në përputhje me obligimet dhe përgjegjësitë do të siguronte integrimin e Kosovës në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat