Këshilltari i Veselit për aktakuzën e Speciales: Akt agresiv me prapavijë politike

Aktuale

Këshilltari i Veselit për aktakuzën e Speciales: Akt agresiv me prapavijë politike

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:49
Kadri Veseli

Adri Nurellari këshilltari i Kadri Veselit, aktakuzat e Zyrës së Prokurorit Special në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë i ka quajtur “ një akt agresiv me prapavijë politike.

Nurellari duke krahasuar ratin e Ramush Hardinajt nuk gjen paralelizma me rastin e Thaçit dhe Veselit, duke deklaruar se nuk ka ende një akuzë të qartë.

Ai tuje ka thënë se Gjykata Speciale do të dalë e dështuar.

“Haradinaj ka dhënë dorëheqje kur ka qenë kryeministër pasi ka marrë një akuzë. Këtu nuk kemi proces. Nuk qëndron paralelizmi. Për rastin e dytë nuk vlen fare sepse Haradinaj është thirrur për intervistë si shumë luftëtarë të tjerë të UÇK. Nuk ka akuzë por thjesht pretendim. Gjykatësi ka 6 muaj për të pranuar aktakuzën. Jam i bindur në pafajësinë e kësaj lufte. Mos kini asnjë dyshim që kjo gjykatë do të dalë e dështuar sikundër kanë dalë të dështuar gjyqe të tjera ndaj lufëtarëve të UÇK në gjykata të tjera”, ka thënë Nurellari për Rtv Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat