Këshilltari i Pacollit: Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 19:13
Zyberaj dhe Pacolli

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, këtë e bëri duke shkelur Deklaratën Universale, Konventën Evropiane dhe Paktin Ndërkombëtar, të gjitha këto pjesë integrale e kushtetutës, mbi të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat civile dhe politike.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosoves.

Këtë e bëri duke shkelur Deklaratën Universale, Konventën Evropiane dhe Paktin Nderkombëtar, të gjitha këto pjesë integrale e kushtetutes, mbi të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat civile dhe politike.

Në njërën anë, qytetarët e Kosovës nuk mund të shfrytëzojnë efektivisht mekanizmat juridik ndërkombëtar, ku Serbia na pengon. Në anën tjetër, po ky shtet agresor përfiton nga një qasje jo asimetrike ndërkombëtare, në lidhje me atë se kush ishte viktima e kush agresori!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat