Donika Gërvalla i reagon Thaçit: Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!

Aktuale

Donika Gërvalla i reagon Thaçit: Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!

Nga: D.RR Më: 26 qershor 2020 Në ora: 21:14
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla,e bija e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla ka reaguar ndaj aktakuzës së Speciales kundër presidentit Thaçi.

Ajo ka shkruar se nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje.

Sipas Gërvalles, nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.

Postimi i saj i plotë:

Dorëheqje!
Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!
Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t'i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda.
Çdo minutë që kalon e shumëfishon dëmin për Kosovën. Nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.
Kohë për të pritur nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat