“Vjosa Osmani ishte Mini-Vetëvendosja në LDK”

Aktuale

“Vjosa Osmani ishte Mini-Vetëvendosja në LDK”

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 23:17
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu duke folur për dokumentarin “Expose” rreth largimit të Vjosa Omsanit nga LDK-ja, ka theksuar se e njëjta të gjithë karrierën e saj e ka ngritur duke akuzuar kryesinë e LDK-së.

Avdullahu thotë se Vjosa Osmani ishte Mini-Vetëvendosja në LDK.

“Znj. Osmani të gjithë karrierën e saj e ka ngritur duke akuzuar kryesinë e LDK-së, mu ata që janë pjesëtar krucial e LDK-së. Qasja e znj.Osmani kundër tyre është shperblye, sepse ajo mori shumë vota dhe simpati. Qasja e saj u shperbly në atë menyrë qe u bë anetare e kryesisë dhe nenkryetare, po ashtu i priu LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo u preklamua si pajtim i madh dhe si një qeverisje që do të vijë e shpreses se mire. Kjo ka qenë gabim qe ne ate kohe se keto dy gjysma që të bëhen bashkë dhe të jenë kontabile dhe si nje shprese e re, keto me kete bashkim eshte prezantuar LDK para simpatizanteve te saj. Këtë e them me pergjegjesi, kete prezentim te LDK ne zgjedhjet e fundit nuk e ka kuptuar qytetari se nuk eshte sa duhet I siqernt se nuk eshte kontraverse. Vjosa Osmani ishte mini-Vetevendosje ne LDK, por e mire kësaj ishte për VV-ne. Znj. Osmani ka menduar se do ti pensionojë të tjeret aty me qasjen qe e ka pasur por nuk doli ashtu. Qasja e pasinqertë e LDK-se na solli ketu. Te gjithe ja shohim sherrin kësaj perplasje, tani do të ketë raporte jo te mira ndermjet Kuvendit dhe Qeverise dhe shume gjera do te ngecin si rezultat i mos bashkepunimit ndermjet z. Hoti dhe znj. Osmani.Kjo ndodh per shkak se LDK nuk ka qenë e sinqertë me veteveten por as me VV-në dhe qytetarët” tha Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat