Thirrja e Ushtarakut Shqiptaro-Amerikan drejtuar Ramush Haradinajt për largim nga koalicioni, ja kush duhet ta zëvendësojë Hashim Thaçin

Aktuale

Thirrja e Ushtarakut Shqiptaro-Amerikan drejtuar Ramush Haradinajt për largim nga koalicioni, ja kush duhet ta zëvendësojë Hashim Thaçin

Nga: N. H Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:29
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit në vend, dhe rreth publikimit të aktakuzave të Gjykatës Special për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ai thotë se mos shkuarja e Thaçit në Uashington ishte gjeja më e mirë për Kosovën.

Maralusha me tej shton se tashmë është koha që Ramush Haradinaj të largohet nga koalicioni aktual, dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Ndërsa, është i mendimi se Thaçin duhet ta zëvendësojë kryetarja aktuale e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

1. Gjeja më e mirë që i ndodhi Kosovës sivjet është mos-shkuarja e Thaçit në Uashington dhe shpëtimi i Kosovës nga copëtimi që Thaçi ishte më se gati më e nënshkruar. S’ka dialog që e qon Kosovën në drejtim të copëtimit.

2. Tash është koha për Ramush Haradinajn me u tërheq prej koalicionit me kuislingët dhe me ruajt nderin e Dukagjinit, kështu që qeveria do të bie dhe Kosovë për të shkuar në zgjedhje demokratike pa Hashim në udhëheqësi dhe pa një qeveri kuislingë.

3. Vjosa Osmani duhet ta zëvendësojë Hashim Thaçin në kryesi të republikës. Asnjeri që është nder akuze nga gjykata nuk duhet të mbajë asnjë pozitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat