Avdullah Hoti i drejtohet popullit: Aktakuza ndaj Thaçit na stopoi, së shpejti takimi i ri në SHBA - paralajmëron liberalizimin e vizave me ndihmën e Merkelit

Aktuale

Avdullah Hoti i drejtohet popullit: Aktakuza ndaj Thaçit na stopoi, së shpejti takimi i ri në SHBA - paralajmëron liberalizimin e vizave me ndihmën e Merkelit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:07

(E plotësuar) - ​Kreu i qeverisë Avdullah Hoti thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky proces të përfundojë shumë shpejt, meqë ka interesim të madh nga Brukseli dhe Uashingtoni. Hoti thekson që shumë shpejt do të caktohet data për takimin në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte paraparë të mbahet sot.

Takimi Kosovë-Serbi është shtyrë, pas propozimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Për këtë, kryeministri Avdullah Hoti kërkoi maturi për të respektuar obligimet kushtetuese e ndërkombëtare.

Këto komente Hoti i bëri pas takimit të tij me përfaqësuesit e BE-së, ku është diskutuar për rifillimin e procesit të dialogut, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Pas kësaj vizite kryeministri tha se ka mirëkuptim të plot nga BE dhe PE, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hoti: Pranohet nga të gjitha që Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave

“Tema që kemi diskutuar në këto takime pa përjashtim të gjitha, besoj që janë tema me interes vital për shtetin e Kosovës, duke filluar nga vizat . E them me kënaqësi që ka një mirëkuptim të plot nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentin Evropian, për nevojën që ka Kosova dhe qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm sa më parë. Pranohet nga të gjithë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që janë vendosur për liberalizim të vizave. Sigurisht që tash është obligim i joni si qeveri që të mirëmbajmë ato kritere që i kemi plotësuar për liberazim të vizave. Unë pres që tash shpejt disa vende anëtare që në të kaluarën kanë qenë pak skeptike me këtë drejtim me përkushtimin e treguar nga qeveria e re për reformën e agjendës evropiane për zbatimin e MSA-së dhe reformën në drejtësi të lëvizin sa më shpejt përpara me liberalizim të vizave”, deklaroi ai.

Hoti u zotua që do të punojnë me secilën me dy-tre vendet e BE-së veç e veç, të cilat janë skeptike për lëvizjen lirshëm të qytetarëve të Kosovës, për të treguar siç tha ai, përkushtimin për reforma.

Ai kërkoi maturi nga ana e institucioneve pas propozimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Derisa shtoi se lufta çlirimtare e Kosovës është arritja më e madhe për pavarësinë e vendit.

Hoti: Të gjitha bartëset e institucioneve duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të krijuar

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës sigurisht është arritja më e madhe e organizimit tonë për të përfituar pavarësinë. Kjo luftë është e shenjtë për popullin e Kosovës, kjo luftë ka sjellur lirinë dhe pavarësinë. Dhe në fakt akti i shpalljes së pavarësisë që është njohur nga Gjykata ndërkombëtarë e Drejtësisë plotësisht e legjitimon luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. E dyta duhet të pajtohemi të gjithë ta respektojmë në plotëni parimin e drejtësisë derisa nuk ka vendim përfundimtar nga një gjykatë kompetente. Dhe e treta jam i bindur që të gjitha bartëset e institucioneve do të tregojnë maturi në këtë situatë të re të krijuar, sikur që kemi treguar maturi në të kaluarën për të respektuar plotësisht obligimet tona kushtetuese edhe ligjore, por edhe obligimet tona ndërkombëtare që i kemi si shtet”, ka theksuar Hoti.

Hoti në konferencë për media u shpreh se qeveria që drejton që nga dita e parë e marrjes së detyrës e ka bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedojë me palën serbe. Tutje, kryeministri tha se në procesin e dialogut nuk do të bisedohet për integritetin territorial të vendit.

Hoti: Marrëveshja bëhet për njohje reciproke

“Nuk bisedojmë për integritetin territorial, nuk bisedojmë për karakterin unitar të shtetit. Dhe marrëveshja duhet në jetë në përputhje në frymën e Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshja bëhet për njohje reciproke dhe mandej si derivat i kësaj normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”, theksoi ai.

I pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti të shtunën para mediave tha se pavarësisht ndryshimit të agjendës sa i përket dialogut, mbesin të përkushtuar për këtë proces.

Hoti: Kam pasur komunikim intensiv me ambasadorin Grenell

“Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje tek zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian edhe të njëjtën gjë na është kërkuar edhe nga ata zyrtarë me të cilët dje jemi takuar. Është me interes për shtetin e Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt duke qenë se ka interesim të madh nga BE, nga vendet kyqe të BE-së edhe nga ShBA. Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit, ne e kemi shtyrë vizitën në Uashington. Unë kam pasur komunikim intensiv me të dërguarin special të presidentit Trump për dialog, ambasadorin Grenell. Pas diskutimeve që kemi pasur me të, jemi dakorduar përfundimisht që ta shtyjmë për një datë tjetër, e cila do të ndodhë së shpejti”, u shpreh kryeministri Hoti.

Hoti tha se nuk është i informuar nëse javën e ardhshme do të vijë në Prishtinë ambasadori Grenell, por që garantoi se shumë shpejt do të vendoset për datën se kur do të mbahet takimi me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti tha se ka njoftuar institucionet e BE-së për krijimin e fondit për rimëkëmbje ekonomike që është afër 400 milionë euro, dhe që janë dakorduar që në pjesën e dytë të vitit i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, të trajtohet me pako të veçantë nga Bashkimi Evropian.

***

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kanë ndaluar takimin e paraparë më 27 qershor në Uashington.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit tregoi se ka marrë dritën jeshile nga Richard Grenell për një takim të radhës.

“Zhvillimet politike, në veçanti që kanë ndodhur në Kosovë e kanë ndërruar dinamikën për neve si qeveri, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale. Pavarësisht, ne mbesim të përkushtuar për dialog. Besojmë thellë se dialogu s’ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje tek zyrtarët evropian”.

“Është në interes të Kosovës që ky provës të përmbyllet sa më shpejtë. Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit ne e kemi shty vizitën në Uashington. Kam pas kontakte me Grenellin. Së shpejti do të caktohet data për takim, agjenda mbetet e njëjta. Takimi do të mbahet së shpejti i kryesuar nga kryeministri”, ka deklaruar ai.

Hoti: Kam komunikim të vazhdueshëm me Grenell, së shpejti caktohet data e re e takimit në Washington (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli ka folur për procesin e dialogut të drejtuar nga BE’ja dhe për anulimin e udhëtimit në Washington.

Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar që dialogu s’ka alternativë dhe si proces duhet të përmbyllet shumë shpejtë, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Washingtoni.

“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Washington”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Ai gjithashtu ka treguar se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, derisa ka shtuar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.

Kam pasur komunikim intensiv me ambasadorin Grenell. Pas diskutimit që kemi pasur më të, jemi pajtuar që ta shtyjmë për një datë tjetër, që do të caktohet së shpejti. Agjenda e takimit mbetet e njëjtë, për t’i dhënë shtysë dialogut përmes zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Hoti.

Ndër të tjera, kryeministri ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për caktimin e Samitit në Paris.

“Tani më janë duke u bërë aranzhimet finale për Samitin e Parisit, që do të kryesohet nga Gjermania dhe Franca”, ka shtuar Hoti.

Kryeministri Hoti: Kosova i plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Kryeministri Avdullah Hoti është kthyer nga vizita zyrtare në Bruksel, ka thënë që ka pasur takime të nivelit më të lartë, duke filluar nga presidenti i këshillit e presidenti i komisionit.

Hoti tregon që është diskutuar liberalizimi i vizave, ku Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, dhe ka pasur mirëkuptim të plotë nga komisioni evropian.

“Pranohet që Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, tha ai.

***

Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat