Grumbullohen kërkesat e nëpunësve civil, shkak mosfunksioni i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

Aktuale

Grumbullohen kërkesat e nëpunësve civil, shkak mosfunksioni i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 13:50
Ilustrim

Shërbyesit civil kanë adresuar ankesa të shumta në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, por ato nuk po shqyrtohen, pasi ky këshill nuk është funksional që nga 21 janar i vitit të kaluar. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka shprehu përkushtimin që sa më parë të fillojë punën ky institucion.

Veliu: Do inicioj që sa më shpejt të formohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

“Nëse Kuvendi i Republikës së Kosovës me sa kam unë informacion i ka hapur procedurat për Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, nëse jo ende sigurisht që unë do të inicoj që sa më shpejt të formohet Këshilli, për arsye se vetë fakti që u tha se një numër i madh ë lëndëve i kërkesave dhe ankesave kanë mbetur nga viti 2019, 2018 e edhe këto të vitit 2020 e vështirësojnë punën e Administratës Publike në përgjithësi sepse procedurat mund të ndalen të ngecin dhe mos të fillojnë procedurat sa i takon pranimit të shërbyesve civil”, tha Veliu.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi tha për KosovaPress, se vetëm në vitin 2020, nëpunësit civil i kanë bërë 160 kërkesa përmes të cilave kryesisht kanë kërkuar drejtësi.

Zymberi tha se me këto kërkesa nuk po ka kush të merret, pasi që edhe vetë Kuvendi i Kosovë nuk po merret me këtë çështje.

Zymberi: Deri në këtë periudhë të vitit 2020 nëpunësit civil i kanë parashtruar 160 ankesa

“784 kenë vetëm për viti 2019, të bartura nga viti 2018 kenë 112, ndërsa vetëm për vitin 2020 ishin duke 160 kërkesa të shërbyesve civil të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre por që nuk ka kush të merret me to, pasi që Kuvendi ka punë të tjera si duket përderisa vetë Kuvendi po e shkel Kushtetutën”, tha ai.

Sipas tij, këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me konkurset e hapura.

Zymberi: Mosfunksionimi i Këshillit për Mbikëqyrje ka shkaktuar një kaos

“Mos funksionimi i Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrje të Kosovë ka shkaktuar një kaos në interes të mbrojtjes të të drejtave të shërbyesve civil. Kryesisht kanë të bëjnë me problemet e konkursit, sepse institucioni i konkursit është shkelur anë e mbanë si në nivelin qendror dhe lokal. Ato kërkesa kot janë bërë pasi që konkurset janë legalizuar edhe ashtu të padrejta që kanë qenë me vërejtje të caktuara askush nuk ankohet pa pasur bazë të mjaftueshme, por që nuk ka kush të interesohet për ta sepse Kuvendi i Kosovë me apo pa dashjen e vetë e ka hedhur jashtë funksionit kushtetutës që është e paraparë me neni 11, paragrafi 2 Këshilli e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe shërbyesit civil mund t’i drejtohen gjykatave por siç e dimë edhe ne për të marrë një vendim meritor duhet priten 2, 3 edhe 5 vite. Kjo nënkupton që vetë Kuvendi i Kosovës po e legalizon një shkelje absurde ndaj të drejtave të punëtorëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat