Zaimi: Ja çka do të ndodhte po t’i kishte Kosova dy Hashima

Aktuale

Zaimi: Ja çka do të ndodhte po t’i kishte Kosova dy Hashima

Nga: A.Zh Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:13
Hashim Thaçi

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar aktakuzën nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se nëse Kosova do të kishte dy “Hashimë”, njëri prej tyre do t’ia kishte uruar tjetrit rrugën e mbarë për në Hagë.

Kësisoj sipas tij, kishte vepruar edhe Thaçi me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që i ka kërkuar gjykata, përcjell Bota sot.

Zyrtari i VV-së, ka rikujtuar se vetëm deputetët e partisë së tij kanë votuar kundër formimit të Speciales dhe se vetëm VV-ja nuk i shet UÇK-në, luftën çlirimtare dhe ushtarët e saj.

Postimi i Zaimit në Facebook:

Nëse Kosova do të kishte dy Hashimë, njëri prej tyre sigurisht tashmë do t’ia kishte uruar tjetrit rrugën e mbarë për në Hagë.

Siç ka bërë Hashim Thaçi deri më tash me gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që i ka kërkuar gjykata. Shkoni, u thoshte, ta pastroni fytyrën e UÇK-së.

Për GjS-në kanë votuar kundër vetëm deputetët e Vetëvendosjes. Krimet e Serbisë i ka denoncuar me konsistencë vetëm Vetëvendosja, edhe kur të tjerët flirtonin me Vuçiqin. Edhe UÇK-në, luftën çlirimtare dhe ushtarët e saj, i mbron me sinqeritet e vendosmëri vetëm Vetëvendosja. Vetëm ajo nuk i shet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat