Mustafa deklarohet pas takimit me Limajn, ja për çka folën

Aktuale

Mustafa deklarohet pas takimit me Limajn, ja për çka folën

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:43
Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimi prej 3 orësh, është zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk kanë diskutuar për çështje politike, derisa theksoi se ka qenë vetëm “ndej” me bashkëpunëtorët.

Mustafa: Nuk kemi diskutuar për tema politike

“Ndej me bashkëpunëtorët...Nuk kemi diskutuar për tema politike vetëm jemi taku, sepse nuk jemi parë moti”, tha Mustafa.

Pas Mustafës, u pa të dilte edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani deputet i Nismës, Endrit Shala, i cili tha se nuk janë takuar për çështje politike.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje u takua me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat