Hamiti: Kaq deputetë shqiptarë do të jenë pjesë e Kuvendit të Serbisë

Aktuale

Hamiti: Kaq deputetë shqiptarë do të jenë pjesë e Kuvendit të Serbisë

Nga: A.Zh Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:04
Muhamet Hamiti; foto: Besnik Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti, ka thënë se tre deputetë shqiptarë do të jenë pjesë e Kuvendit të Serbisë.

Ai ka thënë se lista zgjedhore e bashkuar e partive shqiptare, do të marrë 3 mandate deputetësh në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve pas përpunimit të të dhënave të 97.23% të votave.

Hamiti në një postim në Facebook, e ka quajtur këtë si rezultatin më të mirë të tyre për një kohë të gjatë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Hamitit në Facebook:

Shqiptarët 3 deputetë në Kuvendin e Serbisë

Alternatike Demokratike Shqiptare, lista zgjedhore e bashkuar e partive shqiptare, do të marrë 3 mandate deputetësh në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve mbas përpunimit të të dhënave të 97.23% të votave. Ata kanë 0.8% të votës në nivel vendi, që u siguron këto vende, nëse nuk ndryshon diçka gjatë numërimit të pak të votave të mbetura, apo mbas rivotimit në një numër vendvotimesh.

Fillimisht u mendua se shqiptarët do të siguronin 4 deputetë, pastaj u duk se kishin siguruar vetëm 2 deputetë.

Me gjasë, përfundimisht, shqiptarët do të kenë 3 deputetë në Beograd, rezultat më i mirë i tyre për një kohë të gjatë.

Image
Postimi i Hamitit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat