Hoti falënderon eurodeputetët që kërkuan liberalizimin e vizave nga Merkel

Aktuale

Hoti falënderon eurodeputetët që kërkuan liberalizimin e vizave nga Merkel

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:25
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën drejuar kancelares Merkel, përmes së cilës kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se sot 33 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane, Angela Merkel, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat