Shërbimi ushtarak në Kosovë, i kushtueshëm

Aktuale

Shërbimi ushtarak në Kosovë, i kushtueshëm

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 06:33
FSK

Shërbimi ushtarak u bë aktual gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Albin Kurti. Mirëpo për t’u jetësuar diçka e tillë nevojiten mbi 80 milionë euro.

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati po thotë që një ide e tillë është thjesht deklaratë politike.

Madje Kastrati thotë se për t’u realizuar diçka e tillë duhen të paktën 10 vjet.

Megjithatë ai ka potencuar se shërbimi ushtarak nuk do ta ndihmonte FSK-në, por do të ishte një përgatitje për gjenerata e ardhshme.

Ndyrshe nga Kastrati po shprehet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Sipas tij shërbimi ushtarak është edhe i nevojshëm edhe i mundshëm.

Ai tha se kanë qenë të fokusuar që shërbimi ushtarak të bëhet i obligueshëm për gjininë mashkullore, kurse gjinisë femërore t’i mundësohet në mënyrë vullnetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat