​Serbët provokojnë policinë e Kosovës në festën e Vidovdanit

Aktuale

​Serbët provokojnë policinë e Kosovës në festën e Vidovdanit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:25
​Serbët provokojnë policinë e Kosovës në festën e Vidovdanit

Qindra serbë duke mos respektuar distancën fizike dhe pa maska e dorëza, tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit, kanë kremtuar betejën e humbur të Kosovës, e cila është zhvilluar më 28 qershor të vitit 1389. Pas cermonisë, një grup serbësh kanë provokuar zyrtarët policorë, ku edhe kanë reaguar këta të fundit duke shoqëruar në polici dy persona, të cilët dyshohet se ishin të dehur.

Kremtimi i kësaj date fillimisht është bërë në Kishën e Graqanicës dhe Prizrenit. Ndërsa,në Gazimestan shumica erdhën me vetura edhe nga Serbia.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije Shibaliq pasi njoftoi të pranishmit që ka dal negativ në testimin për Covid-19, tha se kanë luftuar në Kosovë kundër Turqisë, ku edhe është vrarë princit serb Llazar.

Teodosije: Ka shumë që nuk na duan në këto troje, ne nuk do të dorëzohemi

“Shën Princ llazari e dha jetën pikërisht në këtë vend për Jezusin, për fenë, dhe për të shenjtën Kosovë dhe Metohi. Për të qëndruar në këto troje, për të ruajtur këtë tokë të shenjtë të larë me gjak, ne vërtetojmë premtimin tone. Sot jemi të bekuar këtu ndoshta në numër më të vogël, dikur kemi luftuar këtu me turqit, tash kemi një luftë tjetër, ka shumë prej atyre që nuk na duan në këto troje, mirëpo nuk do të dorëzohemi, por do të qëndrojmë, jo aq me fuqinë tonë, por me fuqinë e Zotit, dhe me fenë tonë”, tha ai.

Ish-peshkopi i zahumle-Hercegovinës, Anastacie Jevtiq tha se janë në vendin e dinjitetit të tyre dhe qëndrimit të tyre.

Jevtiq: Jemi në këtë vend të vështirë, në Kosovës

“Ne jemi në këtë vend të vështirë, në Kosovës, ku mbijnë bozhuret nga gjaku i të përvuajturve, të cilët na japin shpresë se ringjallja është më e fortë se vdekja. Nuk është mirë që disa që po luftojnë kundër varreve të të përvuajturve tonë, të familjarëve tonë dhe të fëmijëve tanë“, tha ai.

Ndërkohë, pas përfundimit të kësaj ceremonie, një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës.

Media, ishte në vendin e ngjarjes, ku pas provokimit të zyrtarëve policor nga ana e serbëve, kanë ndërhyrë, duke ndaluar dhe futur në veturë dy persona. Ndërkohë, serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.

Policia e Kosovës i ka thënë KosovaPress-it, se sot pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë bërë disa provokime të përsëritura.

“Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t'i ndaluar provokimet dhe për t'i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat