Njohësi i çështjeve juridike i reagon Hotit dhe Zemajt: Pse po i trajtoni qytetarët si leckë?

Aktuale

Njohësi i çështjeve juridike i reagon Hotit dhe Zemajt: Pse po i trajtoni qytetarët si leckë?

Nga: N. H Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:26
Hoti dhe Zemaj

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Zemaj, i cili ka paralajmëruar gjoba për ata që s’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike.

Miftaraj thotë se kryeministrit Hoti dhe ministri Zemaj duhet t’u tregojë dikush se pa ligj të veçantë për COVID-19 të vetmit që mund t'i gjobitni dhe të iniciohet procedurë penale është ndaj atyre personave që janë me COVID-19.

Ai konsideron se qytetarët po trajtohen si leckë.

Ja shkrimi i tij:

Le ti kallxon dikush Kryeministrit dhe Ministrit të Shendetësisë se pa ligj të veçantë për COVID-19 të vetmit që mund ti gjobitni dhe të inicohet procedurë penale është ndaj atyre personave që janë me COVID-19.

Kush po iu ndal me miratu ligjin?

Pse e keni të vështirë me i zbatu vendimet e Gjykatës Kushtetuese?

Pse po i trajtoni qytetarët si leckë?

Nuk luftohet kjo pandemi me komunikata e as tu dal në aeroport me ba foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat