Rrëfim nga personi që është i prekur me COVID-19: Në fillim e mora për gënjeshtër, por më pas…

Aktuale

Rrëfim nga personi që është i prekur me COVID-19: Në fillim e mora për gënjeshtër, por më pas…

Nga: A. J Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:37
Foto Ilustrim

Përhapja e madhe e koronavirusit në Kosovë ka bërë që ditëve të fundit të kemi raste të shumta e sidomos puna në Kliniken Infektive është vështirësuar tej mase për shkak numrit të lartë të pacienteve aty. Lehtësimi I masave nga ana e Qeverisë ka bërë që rritet dukshëm numri I të infektuarve derisa edhe mendimi se ky virus nuk mund të jetë aq I rrezikshëm ka bërë që qytetarët të heqin dorë nga mbajtja e maskave dhe rekomandimeve tjera.  

Koronavirusi nuk është gënjeshtër dhe nuk është aspak një virus I zakonshëm dhe ketë më se mirin a e konfirmon një I prekur me COVID-19 I cili ka fol për “Bota Sot” duke jep rrëfimin e tij se si tashmë ishte infektuar me koronvairus por që këtë nuk e merrte seriozisht derisa kishte dal pozitiv dhe gjendja kishte filluar ti rendohej.

S. D emër I njohur për redaksinë në një rrëfim për “Bota Sot” ka treguar se si në fillim asnjëherë nuk kishte besuar se ekziston koronavirusi dhe se gjithçka kishte menduar se është gënjeshtër për çka edhe nuk ishte kujdesuar asnjëherë të mbante doreza apo maskë.

 

“E mora për gënjeshtër ketë koronavirusin kurse sot jam ne gjendje të rendë sidomos nga frymëmarrja. Në fillim gjithçka me është dukur gënjeshtër dhe nuk e kam marr seriozisht por me vonë kur gjendja me filloj të më keqësohej gruaja ka qenë ajo e cila më ka bind që të shkoj te mjeku dhe menjëherë kam dal pozitiv. Është testuar e gjithë familja dhe disa kanë dal pozitiv por më pas ata të gjithë janë shëruar kurse unë nuk jam edhe mirë” ka thënë I infektuari me koronvairus.

Ai ka treguar se ndoshta për shkak të një problem dhe një operacioni që kishte pasur me herët gjendja e tij aspak nuk është përmirësuar e sidomos dhimbjet e eshtrave.

“Aktualisht jam duke përdorur disa antibiotik dhe diçka për dhimbje. Kam dhimbje të nyjave të tmerrshme dhe kjo është duke më përcjell që 8 dite ndoshta pse unë edhe me herët kam pas problem pak më eshtra dhe kam pas edhe një operacion{ ka thënë S. D për “Bota Sot”.

Ai ka një lutje për të gjithë

“Ju lutem ta keni parasysh kërkesën e institucioneve dhe ta mbroni veten. Covid nuk është rrenë ajo ekziston dhe nëse ne nuk mbrohemi mund të behet shumë keq, sepse unë vetë kam menduar se ky virus I prek vetëm të moshuarit” ka thënë I infektuarit më koronvairus I cili ende është në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat