Selimi: Mungesa e transparencës në dialog është sinjal i keq për vendin

Aktuale

Selimi: Mungesa e transparencës në dialog është sinjal i keq për vendin

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:24
Rexhep Selimi

Shefi i Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim ka thënë se ende pa rifilluar mirë dialogu me Serbinë është vërejtur mungesë e transparencës.

Kjo sipas tij, do t’i sjellë vetëm dëme vendit.

Gjëja fondamentale ka qenë në këtë proces transparenca, të cilën nuk e kanë respektuar. Duke parë qysh në fillim që nuk është respektuar transparenca atëherë ne jo vetëm që dyshojmë, por tash më jemi të sigurt që pikërisht mungesa e transparencës neve na tregon që diçka e mirë nuk po vjen Kosovës”, tha ai.

Mes tjerash Selimi ka thënë se është ironi të kërkohet njohje reciproke kur sipas tij, me heqjen e reciprocitet Kosovës i është krijuar disfavor qysh në start.

Është pak ironike të kërkohet njohje reciproke duke hequr dorë paraprakisht nga reciprociteti me Serbinë, pra duke i krijuar vetës disfavor qysh në start e aq më tepër kur është kërkesë e kundërshtarit, pra ne nuk mund të flasim për njohje reciproke”.

“…pikërisht heqja e masave e reciprocitetit tregon se çfarë po e pret jo vetëm këtë delegacion po çfarë po e pret edhe Kosovën”, tha ai.

Më 27 qershor krerët e shtetit ishin ftuar për takim në Shtëpinë e Bardh në ShBA, por pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, pjesëmarrja në takim nga Kosova ishte anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat