Reagon Osmani, tregon a ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i dhe a ka folur me ambasadorët për Specialen

Aktuale

Reagon Osmani, tregon a ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i dhe a ka folur me ambasadorët për Specialen

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:24
Vjosa Osmani

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se kryeparlamentrja Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR’i si dhe ka lajmëruar ambasadorët se deptetët e Kuvendit po tentojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale. Nga kabineti i kryetares së Kuvendit kanë deklaruar se këto lajme janë të pavërteta.

Nga kabineti i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit përmes një njoftimi kanë deklaruar se komplet lajmi i publikuar në media është i pavërtetë.

Të njejtët kanë kërkuar që të publikohet demanti si dhe të largohet lajmi nga portalet e tyre.

“Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi: dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë. Poashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it ëhtë i pavërtetë. Ndaj komplet lajmi është i pavërtetë. Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës është raportuar se Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR’i në një takim që ka pasur me komandatin e KFOR’it.

Sipas këtyre raportimeve, ditë më parë Osmani i kishte takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat