Deputeti nga VV-ja e quan gënjeshtar ministrin Zemaj, i publikon fakte

Aktuale

Deputeti nga VV-ja e quan gënjeshtar ministrin Zemaj, i publikon fakte

Nga: M.H Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:46
Fitim Uka

Deputeti nga radhët e LVV-së, Fitim Uka, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me masat dhe vendimet që ministri Zemaj po vazhdon të merr.

Sipas deputetit Uka, Ministri ilegal i shëndetësisë ka gënjyer për testime masive. Jo vetëm që testimet masive nuk duken në horizont fare, por shqetësues është fakti që sot nuk po testohen as rastet me simptoma të ashpra të Covid 19.

Duke vazhduar më tej deputeti të jep fakte masat që ka marr ministri Zemaj dhe ish-ministri Vitia në këtë kohë pandemie, duke u shprehur në fund që po të mos ishte shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, që po vihet në rrezik, askush nuk do të merrej me këto figura komike.

Postimi i plotë

Gënjeshtrat e qeverisë ilegale dhe të vërtetat e pamohueshme!

1. Ministri ilegal i shëndetësisë gënjen kur thotë që po zbaton planin për lehtësim të masave të ministrit Arben Vitia. Ka dallim thelbësor, në mes të politikbërjes në kohën e Qeverisë Kurti, që mbështetej në evidencë dhe populizmit të Qeverisë Koti që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Vendimi për hapjen e fazës së tretë nga 1 Qershori është marrë të dielën e 31 Majit, pas rezultateve 1 javore (24 deri me 30 Maj), që tregonin për ulje të numrit të rasteve me COVID 19. Në njoftim të opinionit publik është thënë që hapja do të jetë graduale dhe mund të kthehemi në masat kufizuese nëse gjendja në terren përkeqësohet. Por, sot, ku e mbështet vendimin për lirim të masave ky ministër koti? Çfarë nënkuptojnë për të rastet e reja me Covid 19 dhe vdekjet nga ky virus?

2. Ministri ilegal i shëndetësisë ka gënjyer për testime masive. Jo vetëm që testimet masive nuk duken në horizont fare, por shqetësues është fakti që sot nuk po testohen as rastet me simptoma të ashpra të Covid 19. Dje janë testuar vetëm 202 mostra (87 raste pozitive), ndërkaq parmbrëmë kishim 96 raste dhe do të duhej të testoheshin minimalisht dhjetëfish më shumë raste të kontakteve.

3. Ministri ilegal i shëndetësisë ka gënjyer kur ka thënë që po testohen më shumë raste se në kohën e ministrit Arben Vitia. Meqë, ky ministër ka probleme fundamentale me njohuritë nga epidemiologjia dhe nuk e kupton që testimi varej nga numri i rasteve pozitive, na duhet të ofrojmë vetëm numra dhe të bëjmë krahasime të thjeshta për të demantuar.

Në kohën e ministrit Vitia, nga 24 deri më 30 Maj kishim:

1731 testime

44 raste të reja

56 të shëruar

numri total i rasteve: 1070

raste aktive: 229

të vdekur: 30.

Në kohën e këtij ministri koti, në 7 ditët e fundit, nga e hëna me 22 Qershor deri të dielën me 28 Qershor kemi:

1822 testime

489 raste te reja

numri total i rasteve: 2677

raste aktive: 1203

të vdekur: 49.

Pra, gjithçka është dy, tre, katër e pesëfishuar, përpos numrit të testeve që është pothuajse i njëjtë. Përballë numrave kokëfortë, as komplimentet e deputetëve të PDK-së nuk e arsyetojnë përgjumjen e kërtij ministri.

4. Ministri ilegal është personifikim i dështimit. Nga vendi model për menaxhim të pandemisë jemi kthyer në “vatër të rrezikshme”. Këtë “sukses” e ka arritur në periudhën më të shkurtër të mundshme. I njëjti universitet (John Hopkins University), që duartrokiste menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti dhe e rendiste Kosovën në mesin e vendeve model, sot na rendit në vendin e tretë, me numrin më të madh të të prekurve me Covid 19 në Evropë.

5. Jo-serioziteti i kësaj qeverisje ilegale iu kushton qytetarëve me shëndet e mirëqenie. Është troturë psikologjike të dëgjosh ministra e kryeministra koti teksa bëjnë garë me opinione diametralisht të kundërta. Njëri lehtëson e zhduk të gjitha masat, tjetri thotë që do të rikthejnë masat.

Leni vizitat dhe manualet KOTI. Veproni sa nuk keni sjellur sistemin shëndetësor para kolapsit. Është detyrë dhe obligim, mjaft më me arsyetime HOTI.

P.S. Po të mos ishte shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, që po vihet në rrezik, askush nuk do të merrej me këto figura komike. Por, besoj që kjo qasje, duhet të jetë këmbanë për kujdes të shtuar. Ta ruajmë shëndetin tonë, duke përdorur maskat, pastruar duart e mbajtur distancën. Ju lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat