Cakaj me thirrje publike dhe me një lajm të mirë për shqiptarët e Luginës

Aktuale

Cakaj me thirrje publike dhe me një lajm të mirë për shqiptarët e Luginës

Nga: T.M Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:18

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj pati një thirrje publike dhe një lajm të mirë për shqiptarët në Luginë.

Cakaj në një postim të tij në facebook tha se me 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të ketë një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar.

Cakaj deklaroi se kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për të ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc.

Gjithashtu Cakaj tha se pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Postimi i plotë:

Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë ...

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

Për më shumë, pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t'u bërë.

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat