Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi me thirrje publike: Rritni kujdesin, ose kthehemi në pikën zero

Aktuale

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi me thirrje publike: Rritni kujdesin, ose kthehemi në pikën zero

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:40
Albena Reshitaj

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka bërë thirrje që masat e marra ndaj pandemisë të merren më seriozisht, ose duhet rikthimi në pikën zero.

Poashtu, Reshitaj ka thënë se urgjentisht duhet shtuar monitorimi dhe rritja e kapaciteteve për monitorimin e masave të rekomanduara nga IKSHPK-ja ndryshe rrezikojmë të përballemi me pasoja.

“Mos respektimi i masave mbrojtëse dhe rekomandimeve tjera të lëshuara nga IKSHPK-ja ka bërë që vendi të përfshihet në një valë të re të të infektuarve me Covid-19 .

Kjo pakujdesi sa institucionale aq edhe qytetare ka bërë që situata me Covid 19 në vend të kualifikohet shumë e rëndë madje nga fillimi i pandemisë e deri më tani është pikërisht java që lëmë pas e cila shënoi ndër javët me numër me të lartë të të infektuarve me Covid -19. Vetëm në javën e kaluar janë evidentuar 508 persona të infektuar.

erisa tashmë janë mbi 1200 qytetarë të infektuar aktiv me Covid -19 dhe me një gjendje të rënduar në Klinikën Infektive në Prishtinë ku aktualisht janë të shtrirë mbi 120 pacientë pozitiv me Covid 19, është më shumë se kurrë përgjegjësi në radhë të parë e institucioneve përgjegjëse shëndetësore që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Urgjentisht duhet shtuar monitorimi dhe rritja e kapaciteteve për monitorimin e masave të rekomanduara nga IKSHPK-ja ndryshe rrezikojmë të përballemi me pasoja.

Për të mos ardhur përsëri te izolimi e kufizimi me masa rigroze me pasoja edhe më të mëdha në ekonomi e mirëqenie, ne duhet bërë sërish bashkë të gjithë qytetarë e institucione që të respektojmë rekomandimet, të zbatojmë masat e parapara, të ruajmë shëndetin e njëri tjetrit. Në të kundërtën rrezikojmë të kthehemi në pikën zero, vendi detyrohet të kthehet në aplikimin e masave të izolimit e kufizimit të lëvizjes.

Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Kosovës, bëjë thirrje të besojmë që Covid-19 është virus që rrezikon jetën tonë dhe është momenti i fundit i kthesës që t’i respektojmë udhëzimet e MSH-së, IKSHPK-së.

Nuk duhet harruar, panik JO por kujdes PO” shkruan Reshitaj në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat