“A ban me fol?”, punësohet në Ministrinë e Tregtisë, kjo është pozita e tij

Aktuale

“A ban me fol?”, punësohet në Ministrinë e Tregtisë, kjo është pozita e tij

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:10
Ilir Hajraj

Gjatë ditës së sotme, në rrjete sociale është përhapur lajmi se Ilir Hjaraj, I njohur me fjalët e tij që I kishte thënë vite më parë në një emision televiziv “A bon me fol”,  tashmë është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

E githë kjo erdhi pasi që Hajraj, detyrën e tij në MTI e bëri publik ne rrjetet sociale.

Për të marrë informacione në lidhje me këtë, arbresh.info ka kontaktuar me Albert Maxhunin, shefi i kabinetit të ministrit Vesel Krasniqi, i cili ka deklaruar se Hajraj është punësuar në MTI si “Praktikant me Pagesë” dhe është dërguar nga zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Lëvizja e lirë e mallrave në mes të BE-së dhe Kosovës”.

“Po është e vërtetë se Ilir Hajraj është pjesë e stafit të MTI-së, por ai nuk është punësuar nga ministria. Ai është dërguar nga zyra e Bashkimit Evropian si praktikant me pagesë në kuadër të projektit ‘Lëvizja e  lirë e mallrave në mes të BE-së dhe Kosovës’. “, ka thënë Maxhuni.

Kujtojmë se një video e realizuar vite më parë, ishte bërë  sensacion në vendin tonë.

Madje fjalët e thëna nga një i riu nga Drenica Ilir Hajraj,  u emituan dhe edituan nga shumë të tjerë, duke i kthyer ato në shaka.

Fjalia e tij, ‘A ban me fol’ që u përdor në një moment gëzimi nga i riu u bë ‘trend’ madje duke u përmendur thuajse në çdo pjesë të Kosovës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat