Naser Ramadani tregon a do të testohen deputetët

Aktuale

Naser Ramadani tregon a do të testohen deputetët

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:59
Naser Ramadani

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, në një konferencë për media, ka folur edhe për testimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi Kuvendi i ka kërkuar IKSHPK’së që të shohë mundësinë e testimit të deputetëve.

Ramadani ka thënë se të gjithë personat që kanë shenja do të testohen me urgjencë, ndërsa të tjerët do të testohen po ashtu në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sa i përket çështjes së testimeve, ato janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike, ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore, në këtë rast edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në një vend, në një vatër ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja në radhën e parë, në mënyrë urgjente testohen. Por, të gjithë ata të tjerët që kanë nevojë të testohen, do të testohen në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe OBSH-së, të cilët janë në fuqi dhe të cilët paraqesin kushtin themelor të gjurmimit aktiv, epidemiologjik për parandalimin e sëmundjes, sipas nevojës dhe indikacioneve epidemiologjike, do të testohen”, ka thënë Ramadani.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu, pozitiv në testimet për koronavirus ka rezultuar edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat