Presidenti njofton për takimin me Kryeministrin Rama

Aktuale

Presidenti njofton për takimin me Kryeministrin Rama

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 16:29
Hashim Thaçi,Edi Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Takimi Thaci – Rama do të mbahet në ora 18:50, është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar nga presidenca.

“Në orën 18:50, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen vetëm pak ditë pas lajmit për aktakuza nga Specialja.

Një orë pas takimit me Ramën, presidenti i vendit ka paralajmëruar se do të flasë për herë të parë sot në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat