Luan Haradinaj: Me dëshirën më të madhe do të vdisja për Kosovën

Aktuale

Luan Haradinaj: Me dëshirën më të madhe do të vdisja për Kosovën

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 19:40
Luan Haradinaj

Oficeri i i FSK-së, Luan Haradinaj, bashkë me dy oficerët tjerë Arbis Foniqi dhe Genc Qerimi në ditën e diplomimit kanë qenë të ftuar mysafir në Frontal të T7.

Ata kanë folur për rrugëtimin drejt arritjes së tyre ushtarake.

Një moment emocional ka qenë ai kur Luani, djali i heroit Shkëlzen Haradinajt, është pyetur nëse do t’ishte i gatshëm të vdiste për Kosovën.

Ai pa menduar ka thënë se këtë gjë do ta bënte me dëshirë.

“Më dëshirën më të madhe nëse vendi im ka nevojë atëherë kjo as që diskutohet. Është rregull dhe e nënkptuar nga secili qytetar që nëse vendi kërkon ai duhet t’i përgjigjet”, ka thënë Luan Haradinaj.

Po ashtu gjatë kësaj bisede ka treguar se emocionin që ka përjetuar gjatë diplomimit kur e ka menduar babanë e tij hero.

“Mendoj që do të ishte ndjerë krenar me mua nëse do të ishte me ne. Por edhe pse ai mungon unë ndjehem krenar dhe aspak i mërzitur sepse e di arsyen pse ai nuk është me ne edhe e kuptoj realitetin se pse ai është dashur të mos jetë me ne”, ka thënë djali i heroit Shkëlzen Haradinajt dhe nipi i Luan Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat