​Abazi reagon ndaj Hotit: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

Aktuale

​Abazi reagon ndaj Hotit: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 21:28
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë për shkuarje në zgjedhje të reja.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje, pasi, sipas tij, qeveria Hoti është ‘ilegale’.

Postimi i plotë:

KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë.

Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar te qytetarët në mes të pandemisë.

Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarën, e përveç që është ilegale është edhe jetim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat