Kelmendi: Në Kosovë më shumë shqiptarë të akuzuar për krime lufte, sesa serbë

Aktuale

Kelmendi: Në Kosovë më shumë shqiptarë të akuzuar për krime lufte, sesa serbë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 00:23
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka marrë disa shembuj përmes së cilëve është shpalosur bashkëpunimi i figurave nga Kosova me drejtësinë ndërkombëtare, ndërkaq këtë kanë hezituar ta bëjnë akterë të luftërave në Kosovë dhe në Ballkan.

Ai ka thënë se në Kosovë ka më shumë shqiptarë të akuzuar për krime luftë, sesa serbë.

Pavarësisht krimeve të kryera, Serbia, thekson si, është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse për Kosovën ende është në fuqi regjimi i vizave.

“Krimet e supozuara hetohen. Krimet nuk krahasohen.

Por, disa fakte as ne nuk e përmendim sa duhet, kurse të tjerët duket se e harrojnë:

Mladiqi me vjet ishte fshehur, Karaxhiqi kishte ndërruar identitet, Milosheviqi ishte barrikaduar në shtëpi dhe nxjerrë me zor”.

“Ndërsa, Haradinaj tri herë është dorëzuar vullnetarisht, Limaj ishte vetëdorëzuar, Thaçi premtoi dorëheqje dhe bashkëpunim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat