Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 07:12
Ilustrim

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2020

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, ora 9:00)

- Në kuadër të projektit "Iniciativa e Burrave të Rinj" organizata YMCA dhe SIT, do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme. (Sheshi “Skënderbeu’’, ora 9:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit të ri “Mobiliteti i fuqisë punëtore: Një qasje nga poshtë-lart”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

 - Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt (Salla e Kuvendi Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon debatin publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, ora 11:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. (Selia e AKR-së, ora 12:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takon kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. (Komuna e Prishtinës, ora 13:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat