COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 244 raste aktive – 1 mijë e 506 të shëruar

Aktuale

COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 244 raste aktive – 1 mijë e 506 të shëruar

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:08

Të hënën më 29 qershor janë regjistruar 122 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri total i rasteve pozitive 2.799 raste nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri dje ishte gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive janë 1.244.
IKSHPK edhe një herë ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të këtij instituti.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, bën të ditur ky institut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat