Publikohet dokumenti: Kush dha urdhër për pagesë për 3 milionë marka, ja emrat

Aktuale

Publikohet dokumenti: Kush dha urdhër për pagesë për 3 milionë marka, ja emrat

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:13
Dokumenti

Familja e Haki Imerit, e cila ka paralajmëruar për publikimin e dokumenteve të rëndësishme të kohës së luftës, edhe sot e kanë publikuar një dokument të rëndësishëm.

“Urdhër për pagim”, thuhet në këtë dokument ku urdhërohen të paguhen 3 milionë marka në emër të Dervish Sadikut, i cili sipas Familjes Imeri në të vërtetë është Burim Marmullaku.

Kjo familje thotë se Marmullaku është dhëndri i Sokol Bashotës.

Image

“Dervish Sadiku eshte nje nofke e luftes i cili ne realitet eshte Burim Marmullaku dhenderi i Sokol Bashotes”, shkruan familja e Haki Imerit.

Në fund të këtij dokumenti është vula e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat