Edi Rama do ta takojë edhe Ramush Haradinajn

Aktuale

Edi Rama do ta takojë edhe Ramush Haradinajn

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:26
Edi Rama, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë paradite do ta takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi do të mbahet këtë paradite, prej orës 11:00 në selinë e AAK-së.

Rama i cili erdhi dje për vizitë në Kosovë, po vazhdon të qëndrojë dhe të takohet me liderët politikë.

Vizita e tij dy ditore të përfundojë sot, ku takimin e fundit do ta ketë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, për shpifje ndaj tij.

Haradinaj kishte deklaruar se Rama ishte-pro ndarjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat