Deputetja Sopi-Krasniqi për gjndjen me COVID 19: Hapja u bë pa e menduar mirë

Aktuale

Deputetja Sopi-Krasniqi për gjndjen me COVID 19: Hapja u bë pa e menduar mirë

Nga: H.O. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:36
Mirlinda Sopi Krasniqi

Gjendja me pandeminë COVID 19 është përkeqësuar në Kosovë. Rastet janë shumëfishuar dhe vazhdimisht gjendja po përkeqësohet. Kjo gjendje erdhi vetëm pak kohë pasi janë liruar të gjitha masat.

Deputetja e AKR-së, në grupin parlamentar të Nismës, Mirlinda Sopi Krasniqi, thotë se faza e hapjes është bërë pa u monitoruar mirë, pasi jo të gjithë janë të vetëdijshëm për infeksionin e këtij virusi.

“Si punëtore shëndetësore mendoj se faza e hapjes është bërë pa u menduar mirë e që besa edhe pa u monitoru si duhet, kjo është pjesa kruciale e menaxhimit të Covid 19 në Kosovë ngase jo e gjithë popullata janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe infeksiozitetin e këtij virusi. Faza e parë e menaxhimit të Covid 19 ishte më e lehte sepse ishin pothuajse  të gjitha aktivitetet të mbyllura, lëvizjet e njerëzve ishin shumë të vogla, e këtë e ka dëshmu edhe numri i vogël i pacientëve të infektuar”, vlerëson ajo.

Deputetja Sopi Krasniqi, thotë se në këtë periudhë, kur jeta është kthyer normales duhet mobilizim më i madh institucional.

“Duke filluar nga inspektorati në monitorimin fillimisht të kafiterive dhe pjesës së gastronomisë se a po respektohen rekomandimet e institutit, sepse besoj jeni edhe vetë dëshmitarë se kafiteritë sidomos të kryeqytetit janë të stërmbushura në çdo kohë. Mandej duhet monitorim i rreptë i personave të diagnostifikuar me Covid pozitiv, organet e rendit duhet të kryjenë punën e tyre me më përgjegjësi”, vlerëson ajo.

Deputetja e AKR-së, thotë më tutje se vetëdija qytetare duhet të ngritet dhe të përfill çdo rekomandim të profesionistëve shëndetësor, e të kuptojnë një herë e mirë që ky virus nuk është lojë.

“Mendoj se situata me Covid 19 aktualisht është nën kontrollë duke u bazu në ato se ҫfarë po na raporton IKSHP- ja neve si Komision”, thekson ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat