‘Tuj u rrit e tu u çoroditë’/ Si e komenton ish-ministri takimin e Ramës përballë Kurtit

Aktuale

‘Tuj u rrit e tu u çoroditë’/ Si e komenton ish-ministri takimin e Ramës përballë Kurtit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:38
Albin Kurti dhe Edi Rama

Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në Prishtinë.

Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij “trendi” nuk i ka shpëtuar as ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani

Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit.

“Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër”, shkruan Manjani në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat