Fotoja Rama-Kurti/ 'Kur shkon pa ftuar, e gjen pa shtruar!'

Aktuale

Fotoja Rama-Kurti/ 'Kur shkon pa ftuar, e gjen pa shtruar!'

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:40
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kyreministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë ku po takohet me zyrtarë shtetërorë dhe partiakë.

Ai ka zhvilluar një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin – takim i cili nuk dihej nëse do të mbahej për shkak të raporteve jo të mira në mes Ramës dhe Kurtit.

Një fotografi gjatë takimit Rama-Kurti, ku shihen shikime aspak të këndshme në drejtim të njërit-tjetrit u bë virale në rrjet.

Foton e komentoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 

"Foto of the day! Dje ne Prishtinë. Kur shkon pa ftuar, e gjen pa shtruar!" shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat