Zemaj tha do të veprojmë me forcën e ligjit, vjen reagim i ashpër ndaj tij

Aktuale

Zemaj tha do të veprojmë me forcën e ligjit, vjen reagim i ashpër ndaj tij

Nga: A. J Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:01
Armend Zemaj

Derisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Zemaj tutje është shprehur se rekomandimet parandaluese për COVID-19 të IKSHPK-së përfshijnë̈ 22 masa të veçanta, që  sipas tij patjetër duhet të respektohen. E kundër një propozimi të tillë ka dal Ehat Miftaraj nga “betimi për Drejtësi”. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se si ministri Zemaj flet për ligjin vetëm se Ligjin nuk e ka të miratuar.

“Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjalinë, do te veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit te qytetareve se sa dëshirojnë më u kujdes për veten, shëndetin e te tjerëve” ka shkruar Miftaraj në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Do te veprojme me forcen e ligjit.

Mire shume, vetem te kishe pas ligjin e miratuar, e qe nuk e ke.

Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjaline, do te veprojme me forcen e lutjes, komunikates dhe vullnetit te qytetareve se sa dojne me ru veten, shendetin e te tjereve.

Sidoqofte, qytetari model, qytetari qe mendon me veten, per miqte, familjen, shtetin, sistemin shendetesor dhe te gjithe ata mjeke dhe infermiere qe nga muaji mars jane ne front te luftes me COVID-19, i respekton masat, del me maske, e ruan distancen, i lan duarte.

Qytetari i Kosoves ka dite me qene me i disiplinuar dhe me besnik ndaj shtetit dhe bashkeqytetareve se sa vet pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat