Familja e Haki Imerit, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për fjalimin e djeshëm ku pas ngritjes se aktakuzës nga Gjykata Speciale iu drejtua qytetarëve. Thaçi në paraqitjen e tij përmendi luftën dhe aktakuzën për të cilën tha se nuk jep dorëheqje pa pasur konfirmimin për aktakuzën e ngritur.
Familja e Haki Imerit kanë reaguar duke thënë se Presidenti Thaçi dje ne fjalimin e tij që mund ta quajmë më të balancuar në aspektin e kronologjik-historik, i tha dy të vërteta të mëdha i është dashur 20 e ca vite të artikuloj dy të vërteta shpresojmë se edhe do ti sqaron në të ardhmen.
Në reagim po ashtu familja e Haki Imerit i drejtohet Thaçit më këto fjalë: Ty ta prenë rrugën miqtë tu amerikan , me ta ballafaqohesh lehte nëse je i pastër...
Postimi i plotë:
Presidenti Thaçi dje ne fjalimin e tij qe mund ta quajme me te balancuar ne aspektin e kronologjik-hostorik, i tha dy te verteta te medha i eshte dashur 20 e ca vite te artikuloj dy te verteta shpresojme se edhe do ti sqaron ne te ardhmen ...
1."Ma prene udhen per ne Shtepine e Bardhe " tha
2."Pas luftes mund te kam bere gabime" tha
3.Keto qe artikuloj Presidenti na sjellin ne mendje kujtimet te hidhura dhe te pergjakura ...
4.Zt.President mos u shqeteso se ty rrugen ta preu drejtesia (Shtepia e Bardhe dhe tre amerikanet qe administrata e Trumpit i ka punesuar ne Gjykaten Speciale , dhe nga ky rrugetim i nderprere mund edhe te sfidohesh e mund edhe te dalish "faqebardhe" por atyre figurave te LDK-se qe ua prene rrugen maskat nuk u kthyen kurre me ne shteip te gjalle .Dallim i madh ky.
Ty ta prene rrugen miqte tu amerikan , me ta ballafqohesh lehte nese je i paster...
Te urojme qe te reflektosh dhe thuaje te verteten se e verteta edhe te ndihmon ty edhe Kosoven..