Kurteshi: Dështimi i menaxhimit të COVID-19

Aktuale

Kurteshi: Dështimi i menaxhimit të COVID-19

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:19
Sami Kurteshi

Me numrin e madh të rasteve të infektuarve me COVID-19, Sami Kurteshi nga VV ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Ai thotë se, për 3 muaj u menaxhua në mënyrë shembullore nga Qeveria e udhëhequr nga LVV duke thënë se edhe mediat e huaja shkruanin për menaxhim të suksesshëm të pandemisë/

Postimi në Facebook:

DËSHTIMI i menaxhimit të COVID-19

Në Kosovë

Me gjithë përpjekjen e pashembullt të partive të korruptuara në bisht e krye me LDK, presidentit të tyre të çartur, e me gjykatën kushtetuese në përqafim të gjarpërit dhe të fosileve tjera politike, vala e parë e eksplodimit më të rrezikshëm të pandemisë së Koronavirusit në Kosovë, për 3 muaj u menaxhua në mënyrë shembullore nga Qeveria e udhëhequr nga LVV.

Kështu e pasqyron këtë menaxhim të suksesshëm media evropiane (NZZ, 30.06.20120):

„Der Erfolg wird mit einem frühen und harten Durchgreifen des Staates erklärt.“

(Ky sukses mund të sqarohet vetëm me reagimin e hershëm dhe të vendosur të shtetit).

Dhe, Kosova ishte ndër vendet e rralla që nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, por e menaxhoi më së miri pandeminë. Madje, siç shkruan edhe gazeta NZZ:

„Trotz chronischer Unterfinanzierung und Personalmangel“ (Dhe atë, megjithë financimin e mangët kronik dhe mungesën e personelit mjekësor).

E vetëm për 3 javë në pushtetin e korruptuar të ldk-aak-nisma-lista srpska-e tjerë, u trefishuan infektimet (nga afër 1000 në rreth 3000) dhe vdekjet (nga 19 në 49) nga Koronavirusi në Kosovë. Ky është suksesi qeveritar i partive të amelikanizmit politik.

Nga njëri ndër vendet shembull për menaxhimin më të mirë të pandemisë në botë, vetëm për 3 javë kjo qeveri e bën Kosovën rast të dështimit total!

E për këtë dështim të qeverisjes, të mbushur me gënjeshtra, keqmenaxhim, e yryshe për ngulfatje të shtetit me qeveritarë injorantë, kriminelë të dënuar për hajni, e studentë të dështuar, me tendenca të banalizimit të jetës dhe vdekjes së qytetarëve të Kosovës, Evropa reagon kështu:

„Die EU behält wegen der epidemiologischen Situation die Einreisesperre für Personen aus Kosovo über den 1. Juli hinaus aufrecht.“ (Për shkak të situatës epidemiologjike, BE mban në fuqi ndalesën e hyrjes në BE për personat nga Kosova edhe pas 1 Korrikut).

Përpjekje koti, sepse me dështime të tilla totale, nuk e sjell liberalizimin e vizave qeveria Hoti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat