​Orlando: Është koha për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale

​Orlando: Është koha për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtëmujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe ka uruar Gjermaninë, e cila merr kryesimin e radhës.

Ai ka cituar kryeministrin italian Giusseppe Conte të ketë deklaruar se është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe shpreson që vendet anëtare të BE-së hezituese do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës nga ana e Gjermanisë.

Postimi i plotë në Twitter:

Faleminderit #Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë #Gjermanisë në kryesimin e saj të #BE-së!

Siç tha kryeministri @GiuseppeConteIT në Zagreb: së shpejti presim #liberalizimin e vizave për #Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit gjerman. Është koha! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat