Orlando: Së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Orlando: Së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: T.M Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:46

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtëmujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe ka uruar Gjermaninë, e cila merr kryesimin e radhës.

Ai ka cituar kryeministrin italian Giusseppe Conte të ketë deklaruar se është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe shpreson që vendet anëtare të BE-së hezituese do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës nga ana e Gjermanisë.

Postimi i plotë në Twitter:

Faleminderit Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë Gjermanisë në kryesimin e saj të BE-së! Siç tha kryeministri Giuseppe Conte në Zagreb: së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit gjerman. Është koha!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat