Reçica dhe ambasadori austriak flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale

Aktuale

Reçica dhe ambasadori austriak flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:44
Skender Recica dhe Christoph Weidinger

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike.

Reçica, gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave.

Po ashtu, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, e ka falënderuar ambasadorin austriak për gjithë angazhimin e shtetit austriak që ndër vite ka dhënë për Kosovën, si dhe ka shprehur gatishmërinë tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat