Bieber: Gjermania e ka ftohur qëndrimin ndaj Vuçiqit, shkak mbështetja e tij për ndryshimin e kufijve

Aktuale

Bieber: Gjermania e ka ftohur qëndrimin ndaj Vuçiqit, shkak mbështetja e tij për ndryshimin e kufijve

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:06
Florian Bieber

Florian Bieber, profesor i shkencave politike dhe ekspert i Ballkanit në Universitetin e Grazit, tha se qëndrimi i Gjermanisë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk është më aq i përzemërt, dhe “se mbështetja e Vuçiqit për ndryshimin e kufijve dhe forcimin e sundimit autoritar e kishte ftohur entuziazmin që kishte ekzistuar mes tyre”.

“Ndërsa diplomatët dhe politikanët që po monitorojnë situatën në Serbi po vërejnë një rritje të autoritarizmit, ende nuk ka vullnet të mjaftueshëm për të folur hapur për të,” i tha Bieber gazetës beogradase Danas, duke komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Serbi.

Kur u pyet për problemin e Kosovës, ai tha se “pas rezultateve të tilla zgjedhore, Vuçiq të paktën nuk mund të thotë se ekziston një pengesë për të arritur një kompromis në shtëpi, veçanërisht tani që Partia Radikale Serbe e ekstremit të djathtë nuk ka hyrë në parlament”, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për anulimin e takimit që ishte menduar të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi se i dërguari i presidentit amerikan për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, “bashkëpunoi vetëm me (presidentin e Kosovës Hashim) Thaçi, madje madje kontribuoi në rënien e qeverisë së Kurtit”.

Ai shtoi se “me aktakuzën kundër Thaçit, partneri i tij zhduket dhe do të duhen muaj për të pasur një partner të qartë në Kosovë i cili është mjaft i fortë dhe ka një mandat negociues”.

“Unë pres që BE të marrë përsipër dialogun, i cili do të kontribuojë në një proces më të ngadaltë dhe më sistematik,” tha Bieber,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat