Mjeku shqipëtar në Gjermani, jep alarmin rreth situatës me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Mjeku shqipëtar në Gjermani, jep alarmin rreth situatës me koronavirus në Kosovë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:05
Fahri Beqa

Mjeku shqipëtar në Gjermani, jep alarmin rreth situatës me koronavirus në Kosovë

Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin. Ai përmes një postimi të bërë në Facebook ka shkruar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Pas konfirmimit të 122 rasteve të reja, Beqa thotë se kjo nënkupton që koronavirusi tashmë po su lmon në të katër anët.

Postimi i tij i plotë në Facebook

Kosovë 29.06.2020: Nga 231 teste - 122 pozitiv!!!
Mbi 50% e të testuarve rezultojnë pozitiv.
Kjo nënkupton që Coronavirusi tanimë sulmon nga të katër anët.
Edhe me reduktimin e testimit (sipas modelit të Donald Trump) prapëseprapë numri i rasteve të reja të infeksionit nuk po zvogëlohet.
Fati i pandemisë tani në duart e vetë qytetarëve, institucionet tanimë është e qartë që nuk e kanë kontrollin mbi pandeminë!
Kujdes grupet e rrezikuara!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat