Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

Aktuale

Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:05
Pamje nga takimi

Sot ka nisur hartimi i strategjisë kundër korrupsionit për vitet 2021-2025. Lajmin e ka dhënë zëvëndëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

“Sot, filluam procesin e hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025. Në takim me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, theksova se ky proces është një nga prioritetet e mia kryesore të cilit do t’i përkushtohem dhe do të mbështes në drejtimin strategjik të këtij procesi me rëndësi për vendin.

Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorin politik publik; 2) Administratën shtetërore (nivelin qendror dhe lokal); 3) Zbatimin e ligjit dhe gjyqësorit; si dhe 4) Menaxhimin e financave publike.

më fund u zotova se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, mediat dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar mbështetjen, por edhe konsensusin shoqëror dhe politik në luftimin e korrupsionit në nivel të vendit” shkruan Tahiri në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat