Përplasje mes Ramës dhe gazetarit nga Kosova, aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit!

Aktuale

Përplasje mes Ramës dhe gazetarit nga Kosova, aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit!

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:12
Edi Rama, Hashim Thaçi

Një përplasje komunikimi ka ndodhur mes një gazetari kosovar dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

E gjitha kjo nisi për aktakuzën e pretenduar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit, Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Sa për informatë, unë jam lexues i mirë i gjuhës shqipe. Besojë se e kemi lexuar të njëjti tekst, por ndryshimi mes jush dhe meje është që aty ku ju shihni “një lajmërim për shtyp”, unë shoh një “brutalitet për një histori të tërë”.

Nëse do të ishte aktakuza, unë nuk do të isha këtu sot, nuk do të kisha folur në Parlament dhe besojë se do të isha i detyruar të prisja me durim procesin.

Unë nuk po flas për aktakuzën, por për një flet-rrufe, brutalitet ndërkombëtar”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat