Fjalët e fundit të Ramës nga Prishtina: Pa Thaçin e Veselin nuk do të kishim Kosovë të pavarur

Aktuale

Fjalët e fundit të Ramës nga Prishtina: Pa Thaçin e Veselin nuk do të kishim Kosovë të pavarur

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:12

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar arsyen e vizitës së tij në Kosovë, duke e çmuar lartë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të vizitës së tij dyditore në Kosovë, ka treguar më gjerësisht për takimet me liderët që kishte, raporton lajmi.net.

Lidhur me propozim-aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Rama ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë atë që kanë bërë gjatë luftës.

Sipas Ramës, pa Thaçin, Veselin e të tjerët, Kosova sot nuk do të ishte e pavarur dhe sovrane.

“Edhe një herë opinionet e mia janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpinë tjetër. Jemi vëllezër po kemi dy shtete. Jemi vëllezër por kemi dy shtëpi. Ky është një problem por edhe një privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike. Shumëkush mund ta ketë harruar ose shumëkush mund të përtoj t’i kthehet historisë dhe të shoh se në çfarë konteksti u zhvillua rezistenca e popullit të Kosovës që nga lëvizja e Rugovës tek UÇK-ja. Për shumë kënd kanë kaluar shumë vite dhe Thaçi, Veseli, Haradinaj e Limja e shume të tjerë mund të shihen se nuk bën sa dhe si duhet në qeverisje, por ajo çka sot duhet kujtuar me forcë se pa këta emra të përveçëm dhe të tjerët, sot mund të mos kishim as Kosovën e pavarur dhe shtete sovran dhe jo më dy shtëpi”, deklaroi Rama.

Tutje ai ka thënë se në Kosovë nuk ka ardhur që t’i pajtoj krerët politik në vend, por ka ardhur pasi që një gjë të tillë e ka obligim jo vetëm ai, por çdo kryeminsitër i Shqipërisë.

Rama tha se Kosovën secili kryeministër i Shqipërisë e ka për detyrë.

“Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjithë partitë politike apo të gjithë udhëheqësit e tyre në një tryezë sepse e para kjo nuk është detyra ime dhe e dyta ky do  të oshte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të reagoj një kryeministër i Shqipërisë për Kosovën apo një kryeministër i Kosovës për Shqipërinë. Asnjëherë nuk e kam menduar mirë që për këdo duke e vërë rolin e kryeministrit është përpjekur që t’ju tregoj të tjerëve në shtetin tjetër se cfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë. Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi, por Shqipëria as nuk e ka e as nuk d ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit që nga lartë i tregon udhehqësisë në Kosovë se çfarë duhet të bëj. Nga ana tjetër u në nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë, por erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë dhe këtë nuk mund ta bësh në një tryezë, sy më sy e hapur opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre në këtë situatë dhe natyrisht edhe për të pasur edhe një sens real sipas tërësisë së këndvështrimeve të tyre dhe opinionit të tyre dhe u jam shumë mirënjohës të gjithëve për mikpritjen, për ndarjen e opinioneve dhe mund t’ju them se pas 24 orësh di më shumë se ç’dija më shumë lidhur me këtë çështje dhe situatën. Natyrisht se ju takon që udhëheqësve të zhvillojnë proceset e nevojshme sipas tyre”, deklaroi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat