Çun Lajçi pas Thaçit i reagon Ramës, jep disa detaje të takimëve të tij me liderët e Kosovës

Aktuale

Çun Lajçi pas Thaçit i reagon Ramës, jep disa detaje të takimëve të tij me liderët e Kosovës

Nga: M.H Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:23
Edi Rama dhe Fatmir Limaj

Aktori nga Kosova Çun Lajçi, ka reaguar përsëri në një postim në facebok sa i përket vizitës së Ramës.

Lajçi u shpreh që Rama ka ardhur për tu takuar me ata që I lidhë leku e jo atdheu, transmeton “Bota sot”.

Më tej Lajçi thotë që Rama erdhi me i bashkua shqiptarët, por jo Shqipninë, se atë e ka shpërnda që shumë vite.

Postimi i plotë

Kur dola n'Rugovë me lahutë, Rama erdhi ne Prishtinë me i takua miqtë, ata me t'cilët i lidhë leku, jo ata që i lidhë atdheu.
- Siç asht Ramushi po e zamë!
Erdhi me i bashkua shqiptarët, por jo Shqipninë, se ate e ka shpërnda që shumë vite.
Kujtofti se jemi t'bashkuem rreth strumbullarit të tij, e darkoi me Hashimin e Kadrinë. U dha kurajo për të nesërmen që mund t'i pret, jo se e ka me gjithë mend, por mendoj ta la namin e "babës" tash kur Hashimi po akuzohet. Zaher u tut mos po vjen para tij Luli, e po ia nxanë vendin!
Eh, politikë e kuaj bashkë, thojke Rexhep Gjyka, ai boemi si Edi, kurrë s'kan ba n'ket truall!
Unë s'po flas ma shumë, se mos po m'thotë prap njeni prej Zvicrrës, që m'shau: Mbylle gojën o Çun k...i!
I thashë, fshije komentin, se po ta sheh grueja e kujton që jam përnimend, e m'ban hygjym!
Sot duhesh me i dashtë të dashurit e tyne, nëse don me jetua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat